Flash News

KRYESORE

Policia e Shtetit masa të rrepta për makinat e blinduara dhe subjekte të tjera që preken nga ‘anti-KÇK’

Policia e Shtetit masa të rrepta për makinat e blinduara dhe subjekte

Drejtoria kriminale në policinë e Shtetit në bashkëpunim me drejtoritë vendore kanë nisur një operacion në mbarë vendin për mjetet luksoze dhe mjetet e blinduara dhe për subjektet që preken nga akti normativ anti-KÇK.

Në qytete të ndryshme janë ngritur pika kontrolli që verifikojnë këto mjete.

Nga raportimet e para mësohet se pika kontrolli janë ngritur në qytetet Berat dhe Fier, por sipas informacioneve, Policia është në aksion dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Kujtojmë se prej disa ditësh Operacioni Forca e Ligjit vijon nga puna në terren, ku ka ndërmarrë dhe aksionet e para.

Të fundit