Flash News

KRYESORE

Policia e Shtetit shtyn aplikimet për në Patrullën e Përgjithshme, mësoni datën e re

Policia e Shtetit shtyn aplikimet për në Patrullën e

Të gjithë ata persona të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për punonjës policie në Patrullën e Përgjithshme do të kenë kohë deri më datën 15 gusht. Policia e Shtetit njofton se një vendim i tillë është ndërmarrë nisur nga kërkesat e shumta nga qindra të rinj e të reja, të cilët kanë shprehur dëshirën për të konkurruar dhe bërë pjesë e policisë, por për arsye të ndryshme nuk kanë mundur dot të plotësojnë gjithë dokumentacionin deri më datën 3 gusht.

Me këtë rregull u vihen në ndihmë aplikantëve, të cilët dy prej dokumenteve të kërkuara, certifikatën familjare dhe dëshminë e penalitetit, do t’i marrin në zyrat e shërbimit për qytetarët.

Gjithashtu njoftohen të gjithë aplikantët që janë regjistruar në kursin për Leje Drejtimi, të paraqesin në dokumentet e kërkuara, vërtetimin që ndjekin këtë kurs, dhe në momentin që shpallen fitues në fazën e parë të konkurrimit, duhet të paraqesin Lejen e Drejtimit, në të kundërt skualifikohen dhe nuk kanë të drejtë të vijojnë fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Formulari dhe lista me dokumentet që duhet të plotësojnë aplikantët, tërhiqen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikantët kanë vendbanimin të regjistruar në Gjendjen Civile.

Ministria e Brendshme e shikon me shumë interes dëshirën e të rinjve për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit dhe inkurajon aplikantët për një garë të ndershme bazuar në meritë.

Të fundit