Flash News

KRYESORE

Policia e Sydney-t: Ja çfarë ndodhi në qendrën tregtare. Nuk ishte akt terrorist

Policia e Sydney-t: Ja çfarë ndodhi në qendrën tregtare.

Një zëdhënës i policisë së Sydney-t thotë se makina që u fut mes turmës duke plagosur pesë vetë në zonën veriore të qytetit, në një qendër tregtare, po trajtohet si aksident dhe jo si akt i qëllimshëm. Një dëshmitar në vendngjarje tha se shoferi i makinës u afrua për të ndihmuar të aksidentuarit.

Gazeta australiane Sydney Morning Herald shkruan se shoferi duket se ka pasur një problem shëndetësor.

Një grua në të njëzetat u transportua në gjendje të rëndë në spitalin Royal North Shore dhe një fëmijë është mes të plagosurve.

Në makinë u fut mes turmës në Barcelonë para tri ditësh, dhe dyshimet e para ishte se e njëjta gjë po përsëritej edhe në Sydeny. 

Të fundit