Flash News

KRYESORE

Policia e Tiranës “bën shembull” 18 vjeçarin që lëshoi kapsollën, sjellje që nuk aplikohet as ndaj anëtarëve të bandave kriminale

Policia e Tiranës “bën shembull” 18 vjeçarin

Kolegët e Ina Nukës, efektivja e plagosur gjatë protestës te Kuvendi, kanë vendosur “të bëjnë shembull” dhe të trajtojnë ndryshe 18 vjeçarin që dyshohet se lëshoi kapsollën.

Policia e Shtetit, ndryshe nga njoftimet që jep çdo ditë për mediat, ka zgjedhur që të publikojë të plotë dhe jo me iniciale emrin e të riut të arrestuar. 18 vjeçarit i është publikuar edhe foto nga vetë policia, ndërkohë që këtë praktikë nuk e zbatojnë as për anëtarët e bandave të rrezikshme kriminale.

Gjithashtu, një video nga momenti i shoqërimit të të dyshuarit në komisariat është publikuar nga policia.

*Foton nuk po e publikojmë për çështje etike

Lëshoi kapsollën që plagosi efektiven, Policia e Tiranës: Kemi kapur në kohë rekord 18 vjeçarin e dyshuar

Të fundit