Flash News

KRYESORE

Policia e Tiranës tenton të shoqërojë protestuesin, banorët bllokojnë furgonin dhe e nxjerrin jashtë

Policia e Tiranës tenton të shoqërojë protestuesin,

Policia e Tiranës është përpjekur të shoqërojë me forcë në komisariat një prej protestuesve te ‘Unaza e Re’. Por kjo përpjekje është bllokuar nga protestuesit e tjerë në zonë.

Ata i kanë bllokuar rrugën për disa minuta furgonit të policisë, çka detyroi efektivët të nxirrnin jashtë burrin.

“Më kanë dhunuar brenda në furgon. Nuk e po merrja vesh nga më vinin grushtat”, tha protestuesi përpara kamerave. “Më gjuatën dhe më pastaj më kërkuan falje”, tha i indinjuar protestuesi, i cili lëshoi fyerje të rënda ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama.

Sot është dita e 24-t e protestës te ‘Unaza e Re’, aty ku banorët kërkojnë dëmshpërblim real për banesat dhe bizneset e tyre që parashikohet të prishen si pasojë e zgjerimit të rrugës.

http://politiko.al/njoftimi-i-veliajt-banoret-e-unazes-se-re-e-nxjerrin-zbuluar-po-kerkon-panik/

Të fundit