Flash News

KRYESORE

Policia e vrau gabimisht, shteti dëmshpërblen me 20 milion dollarë familjen e trajneres

Policia e vrau gabimisht, shteti dëmshpërblen me 20 milion

Familja e trajneres australiane të jogas, Justine Ruszczyk Damond, e cila më 2017 u vra gabimisht nga një polic amerikan, do të dëmshpërblehet me 20 milionë dollarë amerikanë nga autoritetet lokale të qytetit Minneapolis, në SHBA.

Damond ishte në moshën 40 vjeçare kur u qëllua për vdekje nga polici Mohamed Noor më 15 korrik të vitit 2017 pasi e kishte telefonuar policinë për një rast të dhunimit në lagjen e saj, The Guardian.

“Mendoj se familja e kanë arritur qëllimin për një shumë të madhe dhe për një ndikim transformues të sjelljes së policisë”, tha avokati Bob Bennett.

“Kjo nuk është fitore për askënd por një mënyrë se si qyteti ynë të vazhdojë përpara. E dimë se asnjë shumë e parave nuk e shëron dhimbjen e familjes Ruszczyk apo të asnjë familjeje që i ka humbur më të dashurit e tyre në këtë mënyrë”, tha kryetari i Minneapolisit, Jacob Frey.

Shuma prej 20 milionë dollarësh është shumë më e madhe se rekordi i kaluar prej 4.5 milionë dollarësh që ishte paguar për vrasjen e një polici nga një koleg i tij në kohën kur po e ndiqnin një të dyshuar.

Të fundit