Flash News

KRYESORE

“Policia është e detyruar të zbatojë ligjin”, elementi që revoltoi turmën para Kryeministrisë

Në protestën që po zhvillohet sot para Kryeministrisë, ka pasur tensionim të situatës, ndërkohë që protestuesit kanë hedhur sende të forta drejt ndërtesës, ndërsa policia ka reaguar duke hedhur gaz lotsjellës.

Elementi që nxiti reagimin e turmës dhe ofendime e të shara ishte zëri që vinte nga altoparlantët e vendosur pranë Kryeministrisë, që kërkonin qetësim të situatës dhe distancim nga dhuna.

“Të nderuar qytetarë, ruani qetësinë. Distancohuni nga veprimet e dhunshme. Policia është e detyruar të zbatojë ligjin”, dëgjohej mes turmës.

Sapo kanë dëgjuar këtë mesazh, qytetarët janë revoltuar dhe kanë filluar të shajnë dhe të shtyhen të indinjuar, duke u shprehur se policia shqiptare nuk e zbaton kurrë ligjin, duke e interpretuar mesazhin edhe si një kërcënim.

Të fundit