Flash News

KRYESORE

‘Policia është me ne’, detaje të reja për personin që u kap me 3.4 milionë euro në portin e Durrësit

‘Policia është me ne’, detaje të reja për

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji publikoi sot një vendim gjykate që tregon, sipas tij, se Edi Lika, personi që u ndalua dje pasi ju gjetën 3.4 milionë euro në makinën ‘Toyota’, është i dënuar. Salianji tha se Lika është dënuar por nuk e ka vuajtur dënimin.

“Shikojeni pak në Facebook, ky zotëria thotë ‘policia është me ne’”, u shpreh Salianji teksa publikoi profilin e Likës në rrjetin social Facebook.

“I pandehuri është Edi Lika, nëse nuk ju thotë gjë se kush është Edi Lika, është personi që kapet me 4.5 apo 1.5 milionë euro dje me ‘Toyota Yaris’ në portin e Durrësit. Është vendim gjykate që dënon këtë person. Ky zotëria që është dënuar, nuk e vuan dënimin. E dini pse? Sepse ky zotëria thotë, bashkë me çunin e vet që është dhe ky i shoqëruar, thotë ‘policia është me ne’. Shikojeni pak në Facebook. Ky zotëria thotë ‘policia është me ne’”, tha Salianji.

Të fundit