Flash News

KRYESORE

Policia fsheh numrin e protestuesve të plagosur, gruaja flet nga Spitali Ushtarak: U lënduan, u shtypën edhe fëmijë

Policia fsheh numrin e protestuesve të plagosur, gruaja flet nga Spitali

Në përplasjen e sotme me policinë përballë Parlamentit mbetën të plagosur edhe një numër protestuesish, ndonëse policia deri tani flet vetëm për efektivë të lënduar.

Një protestuese e lënduar dhe e shtruar aktualisht në Spitalin Ushtarak tregon se në protestë u lënduan jo vetëm gra e burra, por edhe fëmijë të mitur.

“Ky është shteti jonë, që merr përpara gra e fëmijë. Aty mbetën të shtypur edhe fëmijë, mes turmës dhe policisë. Nuk e di se ku do arrijë kjo gjendja jonë, ky është shteti jonë”, shprehet gruaja e shtruar në spital, e cila bashkë me të lënduar të tjerë u vizituan nga deputetë të Partisë Demokratike.

Të fundit