All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Policia gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ambulanca transporton qytetarët e dëmtuar

All - Paragraf - 1

E PËRDITËSUAR/ Numri i madh i protestuesve dhe tentativat për të hyrë në Parlament kanë bërë që policia të përdor disa herë gazin lotsjellës kundër tyre.

All - Paragraf - 3

Raportohet se disa qytetarë kanë mbetur të plagosur, çka ka bërë që të thirret në ndihmë ambulanca, që i ka transportuar menjëherë në spital.

Në protestë vijojnë të jenë edhe përfaqësuesit më të lartë të opozitës në një kohë që mazhoranca vijon në parlament diskutimet për KLGJ-në dhe KLP-në.

_________________________________________________________________________

Të gjithë në tokë, policia asfikson protestuesit me gaz lotsjellësPolicia ka asfiksuar protestuesit me gaz lotsjellës e tymues. Disa prej protestuesve u shpërndanë, të tjerë u ulën në gjunjë duke u kollitur të asfiksuar.

Policia përplaset me protestuesit/ Hidhet gaz lotsjellës, shpërndahet turma

Pas përplasjes së protestuesve me policinë, Lulzim Basha dhe ish-deputetët e opozitës janë përpjekur të qetësojnë turmën.

Policia ka hedhur herë pas here gaz lotsjellës duke shpërndarë turmën. Protestuesit kanë patur djegie të syve dhe probleme me frymëmarrjen.


Protestuesit gjuajnë bidona me bojë, policia thirrje me megafon

Protestuesit kanë hedhur në drejtim të forcave të policisë bidona me ujë e bojë në shenjë revolte.

Pas këtij veprimi, policia u ka bërë thirrje me megafon protestuesve që të mos ushtrojnë dhunë. Forcat e policisë kanë plasur kapsolla dhe tymues drejtuar protestuesve.

Ndërsa protestuesit dogjën një gomë në ambientet para parlamentit.

Të fundit