All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Policia gjen në shtëpinë e anëtarit të Lëvizjes Gylen një stilolaps… pistoletë

Policia gjen në shtëpinë e anëtarit të Lëvizjes
All - Paragraf - 1

Autoritetet turke vijojnë arrestimin e anëtarëve të Lëvizjes Gylen, të cilët akuzohen për tentativën për grusht shteti më 15 korrik të 2016-ës.

All - Paragraf - 3

Pas një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e M.A.O., 50 vjeç i cili është në mesin e 23 të arrestuarve gjatë operacionit të kryer më 31 maj nga ekipet e Departamentit të anti-terrorizmit, është gjetur një armë në formën e stilolapsit.

Arma e gjetur është dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Eskisehir, ku dhe pas përfundimit të ekzaminimit është përcaktuar se arma është e përdorshme dhe në gjendje pune.

Pretendimet për përdorimin e këtyre armëve ka patur edhe në Shqipëri nga ish-kryeministri Sali Berisha gjatë tragjedisë së 21 janarit 2011, kur në bulevardin kryesor të Tiranës u vranë katër persona. Por ndryshe nga rasti i Turqisë, pretendimet në Shqipëri nuk u konifirmuan nga autoritetet.

Të fundit