Flash News

KRYESORE

Policia greke arreston në kufi tre shqiptarë, dy veprat penale për të cilat akuzohen

Policia greke arreston në kufi tre shqiptarë, dy veprat penale

Policia Greke në kufiri me Shqipërinë arrestoi tre shqiptarë, të akuzuar për marrje të paligjshme të sasive të mëdha të bimëve të egra medicinale dhe për shkelje të ligjeve të karantinës COVID-19 të Greqisë.

Një deklaratën e policisë thuhet se tre shqiptarët përkatësisht, 28, 29 dhe 33 vjeç, u kapën brenda territorit grek, duke transportuar gjashtë thasë me gjithsej 94 kg bimë aromatike dhe medicinale, "Primula e pranverës", mbledhja e të cilave lejohet vetëm me autorizim të veçantë të autoriteteve greke, pasi përdoren në industrinë farmaceutike ose kozmetikë

Arrestimet u bënë në rajonin verior të Kastoria të Greqisë. Vetëm për akuzën e thyerjes së rregullave të karantinës, shqiptarët u gjobitën me me 5,000 euro 5,500 dollarë secili.

Përveç varfërimit të malit nga bimët, ekspertët thonë se raste të tilla shkaktojnë dëme të rënda mjedisore pasi tërheqin rrënjët së bashku me pjesët e sipërme të bimëve, duke çuar në zhdukjen e tyre graduale nga rajoni.

Të fundit