Flash News

KRYESORE

Policia greke kthehu në kufij skuadrën shqiptare të futbollit, pjesë e saj edhe aktori i njohur i Portokallisë

Ditën e sotme, policia greke, në pikën kufitare të ‘Kakavijës’ nuk lejoi kalimin për në Greqi të skuadrës amatore të futbollit ‘Antigonea’. Sipas vet lojtarëve, nga pala greke nuk u dhanë shpjegime për këtë vendim ndërsa kapitenit të skuadrës, autoritete kufitare greke i vendosën edhe kryqin në pasaportë.

Futbollistët e skuadrës thanë se ata do të shkonin në Greqi për të luajtur një ndeshje miqësore në ishullin e Scopalos.

Pjesë e skuadrës së Antigonesë, ekip amator në Gjirokastër, është edhe aktori i Portokallisë, Endrit Asllanaj, ose i njohur ndryshe si ‘Doktori’. Ky i fundit në rrjetin social ka disa foto ku shfaqet së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.

Të fundit