Flash News

KRYESORE

Policia greke plagos 22-vjeçarin shqiptar, tentoi ti merrte armën një efektivi

Policia greke plagos 22-vjeçarin shqiptar, tentoi ti merrte armën

Një 22-vjeçar shqiptar është palgosur nga policia greke në kufirin Greqi-Turqi. Sipas raportimeve, i riu shqiptar po drejtonte një furgon të mbushur me 10 klandestinë pakistanezë të cilët po i transportonte drejt Selanikut.

Ai nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe pak kilometra më larg humbi kontrollin e mjetit dhe furgoni doli nga rruga.

Sipas deklaratave të policisë greke, gjatë kohës që një polic mundohej t’i jepte ndihmën e parë, shqiptari ka tentuar t’i marrë armën. Në këtë moment ai është qëlluar nga polici tjetër i patrullës.

 22-vjeçari dhe një prej klandestinëve pakistanzë që u plagos në aksident u dërguan në spitalin e Kavallës.

Të fundit