Flash News

KRYESORE

Policia greke: Vrasja në Bularat nuk ka lidhje me vendosjen e flamujve, grup hetimor të përbashkët

Policia greke: Vrasja në Bularat nuk ka lidhje me vendosjen e flamujve,

Ndryshe nga reagimet e deri tanishme të mediave greke, policia fqinje thotë se nuk ka të dhëna dhe as dëshmi që të ndërlidhin përleshjen e armatosur në Shqipëri, gjatë së cilës u vra Kostandinos Kaçifa me ngritjen e flamurit grek.

Lajmin e ka raportuar agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA, duke iu referuar “burimeve kompetente” nga policia greke.

Agjencia shkruan se Konstantinos Katsifas kishte marrë pjesë në dekorimin e fshatit për nder të festës greke, ku u vendosën dhjetëra flamuj dhe nuk pati asnjë problem.

Ndërkohë, duke ju referuar burimeve në policinë greke, agjencia thotë se "sipas informacioneve të tyre, Katsifas, i veshur me rroba ushtarake, ishte i armatosur me një armë kallashnikov. Fillimisht qëlloi në ajër dhe pastaj kundër një makine të policisë që ndodhej në lëvizje, që u godit nga të paktën tre plumba (ekzistojnë dhe fotografi), ndërsa në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja".

"Në vazhdim u largua. Policia filloi kërkimin e tij dhe në fund u lokalizua në një pllajë mali, ku ndodhet edhe shtëpia e tij. Policia shqiptare urdhëroi ndërhyrjen e forcave speciale, të cilat mbërritën në zonë me helikopter. U shënuan të shtëna armësh, me rezultat vdekjen e Konstantino Katsifas. Pranë te vdekurit u gjetën 8 gëzhoja, një çantë me rreth 100 fishekë kallashnikovi, thika dhe ushtarake dhe një lak  ushtarak”, shkruan agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Në lajmin në fjalë, ka pasur edhe një komunikim mes drejtuesve të policisë greke dhe shqiptare ndërsa thuhet sa kanë nisur procedurat me qëllim që të marrë pjesë dhe pala greke në hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve.

Sipas të njëjtave burime kanë nisur përmes rrugës diplomatike gjithë veprimet për të marrë pjesë në hetime edhe pala greke, me qëllim që të informohet dhe t’u ofrojë autoriteteve shqiptare çdo ndihmesë që konsiderohet e nevojshme.

Të fundit