Flash News

KRYESORE

Policia holandeze zbulon 230 kilogramë kokainë në portin e Roterdamit

Policia holandeze zbulon 230 kilogramë kokainë në portin e

Policia holandeze njoftoi sot kapjen e 230 kilogramë kokainë në portin e Roterdamit, të fshehur në një kontenier që vinte nga Brazili dhe që kishte për destinacion Britaninë e Madhe.

Roterdami, që ndodhet në veriperëndim të Holandës dhe është porti më i madh në Europë, është përballur me kapje të sasive të mëdha të drogës kohët e fundit.

Në tetor, 400 kilogramë kokainë u kapën, edhe këto të fshehura në një kontenier me prejardhje nga Brazili.

Në nëntor, 600 kilogramë drogë u zbuluan në një magazinë pranë portit, pranë qytetit Delft.

Të fundit