Flash News

KRYESORE

Policia i bën ‘pritë’ protestuesve të Shkodrës, kontrolle dhe tension përpara nisjes drejt Tiranës

Policia i bën ‘pritë’ protestuesve të Shkodrës,

Qytetarët e Shkodrës që janë nisur për të protestuar në Tiranë janë përballur me një kontroll të Policisë, në zonën e Kryebushatit. Efektivët kanë kërkuar të kontrollojnë personat që udhëtojnë me autobus, por kjo ka shkaktuar irritimin e këtyre të fundit.

Ata kanë kërkuar nga policia që të tërhiqet nga ky veprim pasi nuk është i drejtë dhe ligjor.

Pasi disa minutash tensioni, qytetarët kanë vijuar rrugën për në kryeqytet, ku do i bashkohen me mijëra protestuesve të tjerë, në orën 11:00, të cilët do të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij, e përfshirë në disa skandale korruptive.

Pasqyrimi i protestës nga shtypi i shkruar: Skenarët e mundshëm

Protesta/ PD nxjerr shifrat: Drejt Tiranës janë nisur sot më shumë se 50 mijë qytetarë 

Të fundit