Flash News

KRYESORE

Policia i sekuestron 1.5 milionë euro “para të pista” ish punonjësit të ALUIZNI-t

Policia i sekuestron 1.5 milionë euro “para të pista” ish

Policia e Shtetit i sekuestroi një personi 1.5 milionë euro, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme. Në një njoftim për shtyp, u bë me dije se shuma e parave i përkiste një ish punonjësi të administratës shtetërore i cili në vitet 2006 - 2011 ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane.

Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme.

Policia nisi hetimet pasi kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmendur ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat. Hetuesit kanë qenë të kursyer në detaje pasi po vazhdojnë me hetimet, ndërkohë që nuk përjashtohet përfshirja e personave të tjerë në këtë çështje.

Të fundit