Flash News

KRYESORE

Policia i shkon sërish në banesë Lul Berishës, por nuk e gjejnë, e motra tregon ku ndodhet një ditë pasi u shfaq te Shërbimi i Provës

Policia i shkon sërish në banesë Lul Berishës, por nuk e

Një ditë pas u shfaq te Shërbimi i provës, me të cilën mban kontakt që pas lirimit të tij me kusht një vit më parë nga Gjykata e Lartë, Lul Berisha nuk u gjend sërish në banesën e tij.

Policia e Durrësit i shkoi në banesë për ta shoqëruar për të qenë pjesë e seancës gjyqësore për Ahmet Ajetin, por nuk është gjetur.

Në këto kushte, seanca ndaj atentatorit të Lul Berishës në 2005-ën ka dështuar dhe është shtyrë sërish.

Po ashtu, në seancë u tha se Berisha nuk është njoftuar për këtë seancë.

Ndërkohë, sipas ‘News 24’ policia e Durrësit ka kontaktuar të motrën e ish-kreut të bandës së Durrësit dhe ajo ka konfirmuar se nuk ndodhet në Shqipëri, por ka dalë jashtë vendit.

Pas shtyrjes së seancës në 5 nëntor, Gjykata do të dërgojë edhe një shkresë te Shërbimi i Provës për paraqitjen e Lul Berishës në seancën ndaj Ajetit.

Të fundit