Flash News

KRYESORE

Policia italiane arreston “turistin” shqiptar që shiste kokainë

Policia italiane arreston “turistin” shqiptar që shiste

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë italiane, akuzuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike. 31 vjeçari i quajtur Bashkim Bushi u arrestua mbrëmë në Nova Siri, në Matera, ku ai banon. Ai u ndalua për kontroll në automjetin të cilin drejtonte, ku edhe iu gjet një zarf që përmbante rreth 120 gram kokainë të pastër.

Sakaq, një shqiptar 21 vjeçar u arrestua të hënën në mbrëmje në Oberdan, ndërsa shiste kokainë tek një klient i cili u largua me vrap sapo pa policinë. Në pranga ra shqiptari Halil Skordha, i cili në Itali kishte mbërritur në muajin korrik të këtij viti me një vizë turistike ende të vlefshme.

Me vete atij iu gjetën 300 euro dhe 7 gram kokainë gati për shitje.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Via Perugino, policia gjeti të tjera sasi kokaine dhe 2 mijë e 600 euro.

Vlera e drogës së konfiskuar, e cila shitej me rreth 50 euro për gram, arrinte në rreth dhjetë mijë euro.

Të fundit