Flash News

KRYESORE

Policia italiane godet grupin kriminal shqiptar të drogës

Policia italiane godet grupin kriminal shqiptar të drogës

Kokainë nga Belgjika për ta shitur në zonën e Viterbos në komunën e Lacios. Policia italiane arrestoi katër shqiptarë dhe tre italianë. Në pranga ranë shefi i këtij grupi, Bledar Shtembari dhe Armand Cuni. Në arrest shtëpie Gjykata e Romës la Angelica Cazzato-n, Domenico Pennacchietti-n, Massimiliano Petrucci-n dhe Rudenc Medollin. Ndërkohë që anëtari i shtatë i grupit, Erjon Collaku, u ndalua në aeroportin e Barcelonës, ndërsa po tentonte që të arratisej.

Sipas gazetës italiane “Il Messagiero”, të arrestuarit akuzohen për shëprndarje droge, zhvatje, rrëmbim personi dhe armbëmbajtje pa leje. Ata sillnin kokainën nga Belgjika e më pas, nëpërmjet shpërndarësve e shisnin të në zonën e tyre. Duhet thënë se grupi ishte rival direkt i një tjetër grupi kriminal, degë e organizatës mafioze “ndragheta”.

Të fundit