Flash News

KRYESORE

Policia italiane kap shqiptarin dhe sekuestron drogë me vlerë 1 milionë euro

Policia italiane kap shqiptarin dhe sekuestron drogë me vlerë 1

Policia italiane sekuestroi gjysmë toni marijuanë dhe vuri në pranga një 37 vjeçar nga Shqipëria. Karabinierët arrestuan Aleksandër Latifajn, i cili merrej me shpërndarjen e drogës në rajonin Piemontit.

Hetuesit nisën që të binin në gjurmët e shqiptarët, pasi vunë në pranga disa ditë më parë, 32-vjeçarin Elvis Pertaj dhe 19-vjeçarin Elis Velaj, pasi iu gjet në makinë 25 kilogramë marijuanë.

Nga kontrollet në telefonat e tyre celularë u gjetën edhe bisedat me 37 vjeçarin, Latifaj. Karabinierët kryen një aksion të beftë në shtëpinë e të ndaluarit, ku gjetën 500 kg marijuanë dhe 40 gramë kokainë. Vlera e drogës shkon rreth 1 milionë euro.

Të fundit