Flash News

KRYESORE

Policia italiane publikon fotot e 8 shqiptarëve, u bën thirrje banorëve: Fiksojini mirë këto fytyra

 Policia italiane ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për tu treguar të kujdesshëm nga hajdutët e banesave. “Shikojini mirë këto fytyra dhe mbani mend këta hajdutë”, thuhet në paralajmërimin e komandantit të karabinierëve të Padovas, Oreste Liporace.

Sipas medieve italiane bëhet fjalë për 8 shqiptarë të cilët  janë arrestuar muajt e fundit për vjedhje  banese, por sipas kolonelit shumë shpejt mund të dalin prej andej.

“U arrestuan për vjedhje por kur të dalin prej andej mund t’i rikthehen përsëri aktivitetit”, shprehet Liporace. Ai deklaron se shqiptarët në fjalë gjatë ditës fiksonin objektivin dhe më pas bënin planin për të vepruar natën vonë.

Të fundit