Flash News

KRYESORE

Policia jep detaje për aksidentin në Kurbin: Humbën jetën tre të rinj

Policia jep detaje për aksidentin në Kurbin: Humbën jetën

Policia e Kurbinit ka dhënë detaje sa i takon aksidentit të ndodhur mesditën e sotme. policia bën të ditur se rreth orës 14:30, është njoftuar se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik.

“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip Lancia me targë AA 389 MO , i cili kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin”, njofton policia.

 

 

Të fundit