Flash News

KRYESORE

Policia jep detaje për arrestimin e Stresit: Po konsumonte lëndë narkotike, kemi sekuestruar edhe kokainë

Policia jep detaje për arrestimin e Stresit: Po konsumonte lëndë

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja nga arrestimi i këngetarit Arkimed Lushaj, i cili njihet nga fansat me emirn e artit, Stresi.

Shkak për arrestimin e tij është bërë fakti se gjatë një kontrolli në një nga lokalet ku ai po qëndronte është gjetur duke konsumuar lëndë narkotike, po ashtu u sekuestrua edhe një qese amballazhi brenda të cilës kishte një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar e llojit kokainë,

Bashkë me Stresin është shoqëruar edhe shtetasi Kujtim Pershpalaj, 34 vjeç, banues në Tiranë ndërsa 3 persona të tjerë me inicialet A.V., J.B. dhe L.P. janë duke u hetuar në gjende të lirë.

Akuzat që rëndojnë mbi kënëtarin e njohur janë “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallzim krimi”, te parashikuara nga nenet 283/1, 285/a dhe 300 te Kodit Penal për shtetasit e mësipërm.

Njoftim i plotë:

Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal bastesh sportive janë arrestuar në kushtet e flagrancës 2 shtetas dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Më date 13.04.2018 nga ana e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në kushtet e flagrancës i shtetasve:

– Arkimed Lushaj, 30 vjeç, banues në Tiranë

– Kujtim Pershpalaj, 34 vjeç, banues në Tiranë

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit :

– A. V., 30 vjeç, banues në Tiranë

– J. B., 28 vjeç , banues në Njesinë Administrative Laç

– L. P., 31 vjeç, banues në Tiranë

Procedimi ndaj shtetasve të lartpërmendur është kryer pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të forcës së posaçme “Shqiponja”, në një lokal bastesh sportive në rrugën “Ali Pashë Gucia” janë kapur në kushtet e flagrancës shtetasit e mësipërm duke konsumuar lëndë narkotike brenda në lokal.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese amballazhi brenda të cilës kishte një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar e llojit kokainë, një pjatë porcelain ku sipër saj kishte një sasi pluhuri me ngjyrë bardhë dhe dy karta karburanti.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “ Prodhim dhe shitje e lendëve narkotike në formën e mbajtjes” “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallzim krimi”, te parashikuara nga nenet 283/1, 285/a dhe 300 te Kodit Penal për shtetasit e mësipërm.

Të fundit