Flash News

KRYESORE

Policia jep detaje për operacionin te Komuna e Parisit, arrestohet shkodrani i shumëkërkuar

Policia jep detaje për operacionin te Komuna e Parisit, arrestohet

Është finalizuar me sukses operacioni policor "Kompleksi", ku në pranga ka rënë një anëtar i një grupi kriminal në Shkodër.  Operacioni  nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me RENEA-n, FNSH dhe forcat ‘Shqiponja’ të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u zhvillua në lagjen "Komuna e Parisit", kryeqytet, ku në një banesë të marrë me qera u kap dhe u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim Barush Bregu , 33 vjeç, lindur në Shkodër.

Ky shtetas është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie "Arrest në burg", për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator  të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia,  në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është  i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda  kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Po gjatë operacionit  u arrestua ne flagrance dhe  shtetasi B. Ç. 21 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet  do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme,  për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Të fundit