Flash News

KRYESORE

Policia jep detaje për vrasjen në ish-Bllok: Ja kush është viktima

Policia jep detaje për vrasjen në ish-Bllok: Ja kush është

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia sqaron se rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Nikolla Tupe" ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në tokë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se është vrarë në arme zjarri shtetasi Memli Begalla rreth 64 vjeç.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit.

Po punohet për sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autorësisë së saj.

Të fundit