Flash News

KRYESORE

Policia kontroll dhe apel të prekurve me COVID-19: Mos dilni nga shtëpia, penalizim me gjobë dhe ndjekje penale

Policia kontroll dhe apel të prekurve me COVID-19: Mos dilni nga

Policia e Shtetit ka bërë apel dhe thirrje qytetarëve të prekur me COVID-19, që të mos dalin nga shtëpia.

Policia ka shkuar në Korçë duke kontrolluar familjet që janë në karantinë, nëse ndodhen apo jo në shtëpi, dhe i bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë karantinimin për të frenuar përhapjen e virusit.

"Policia e Korçës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vëtëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19,"- shkruhet ndër të tjera në videon e postuar në faqen e Policisë së Shtetit.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të Komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e herëpashershme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në qarkun Korçë, Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me personat e prekur nga COVID-19 dhe zhvillon kontrolle të përditshme tek çdo person, gjatë ditëve të vetëkarantinimit.

Policia e Korçës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vëtëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të fundit