Flash News

KRYESORE

Policia kontrollon banesën e 69 vjeçares në Memaliaj, gjejnë të fshehur armë dhe drogë

Policia e Tepelenës gjatë një kontrolli në një banesë në Kalivaç të Memaliajt ka sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe një armë gjahu pa lejë.

Policia ka kontrolluar me imtësi banesën e shtetases D.P nga ku ka gjetur 11 thasë plasmani dhe dy fuçi plastike me lëndë të dyshuara Canabis Sattiva me peshë totale 144 kg dhe një armë gjahu pa lejë.

Mësohet së po procedohet penalisht në gjendje të lirë, për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore, pronarja e banesës D.P 69 vjeç. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Të fundit