Flash News

KRYESORE

Policia kroate gabimisht deporton në Bosnjë dy lojtarë ping-pongu nga Nigeria

Policia kroate gabimisht deporton në Bosnjë dy lojtarë ping-pongu

Organizatorët e një kompeticioni sportiv ndërkombëtar kanë kërkuar që dy lojtarë ping-pongu të rikthehen në vendlindjen e tyre, pasi policia kroate gabimisht i deportoi ata në një kamp refugjatësh në Bosnjë.

Abia Uchenna Alexandro dhe Eboh Kenneth Chinedu, studentë në Universitetin federal të teknologjisë “Owerri” në Nigeri, mbërritën ën Zagreb më 12 nëntor, ndërsa dot ë merrnin pjesë në kampionatin e pestë ndër-universitar, që këtë vit mbahet në Pula të Kroacisë.

Lojtarët 18 vjeçarë të tenisit, u larguan nga Pula për në Zagreb pas turneut dhe supozohej që të ktheheshin sërish në Lagos më 18 nëntor.  Gjithsesi, një natë përpara nisjes së tyre, ndërsa po bënin një xhiro në kryeqytetin kroat, ata u ndalën nga dy punonjës policie që u kërkuan dokumentet e identifikimit.

Ata i kishin lënë ën hotel, e ndërsa po përpiqeshin t’u shpjegonin këtë, u morën nga policët dhe u nisën për në Sarajevë.  Policët mblodhën në grup njerëzish dhe i çuan ën kufi, ku u thanë që të ecnin nëpër pyll, et dilnin ën anën tjetër.

Kur njëri nga  ata refuzoi, punonjësi i policisë i tha se do ta qëllonte. Të dy studentët kishin vështirësi ën komunikim dhe arritën që të merreshin vesh me personelin kampit në fund të nëntorit. tani ata duan të kthehen në vendlindje.

Të fundit