Flash News

KRYESORE

Policia kyç derën e Fakultetit të Inxhinierisë, ish-zv.ministri nxjerr pamjet: Tregues se qeveria ka frikë nga reagimi studentor

Policia kyç derën e Fakultetit të Inxhinierisë,

Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka ka publikuar pamjet se si policia private mbyll portën e jashtme të Fakultetit te Inxhinierisë se Ndërtimit.

Sipas tij, ky veprim që nuk lejon studentët e ngujuar prej disa ditësh të dalin jashtë, apo të tjerë për t’ju bashkuar, është një tregues se qeveria i frikësohet reagimit studentor.

“Rojet private me urdhër nga lart mbyllin dyert e Fakultetit te Inxhinierisë se Ndërtimit duke mos lejuar studentët e ngujuar të dalin jashtë, apo edhe studentë të tjerë t’i bashkëngjiten miqve te tyre. Ky veprim kriminal është tregues i qartë që qeveria shqiptare është kundër arsimit cilësor dhe i frikësohet reagimit studentor! “, shkruan Muka.

Të fundit