Flash News

KRYESORE

Policia lë të lirë Albert Veliun, dëshmitari X në audio-përgjimin e Agron Xhafajt

Policia lë të lirë Albert Veliun, dëshmitari X në

Pas shoqërimit në komisariat mëngjesin e sotëm, Albert Veliu, dëshmitari X në audio-përgjimin e Agron Xhafajt, ndodhet tashmë i lirë. Veliu është marrë në pyetje nga policia për audio-përgjimin dhe më pas është lënë të largohet.

Kjo u konfirmua në emisionin ‘Opinion’ nga ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi: “Është i lirë. Është shoqëruar për t’u pyetur dhe tani është i lirë.”

Bardhi deklaroi se Veliu është marrë gjithashtu në pyetje edhe nga Prokuroria.

Ish-ministri e konsideroi absurd faktin që Albert Veliu shoqërohet në polici ndonëse nuk ka kryer asnjë vepër penale, ndërkohë që i akuzuari kryesor, Agron Xhafaj, u la i lirë dhe Prokuroria nuk ka nisur ende asnjë procedim penal.

“Mikrofoni në trupin e Albert Veliut u vendos nga një gazetar”

Të fundit