Flash News

KRYESORE

Policia mbyll forcërisht grevën e ish të burgosurve politikë, akuzuan Ramën se nuk mbajti premtimet

Policia mbyll forcërisht grevën e ish të burgosurve

Në orët e vona të mbrëmjes, policia e Tiranës ka mbyllur me forcë grevën e urisë së ish të përndjekurve në Komunën e Parisit.

Gjithashtu, ata kanë shoqëruar në komisariat në orën 02:00 katër ish të burgosurit që merrnin pjesë në grevë, për t’i lënë të lirë më pas në orën 08:00. Sipas ish të burgosurve, policia i ka mbajtur gjithë natën në komisariat. Po ashtu ata nuk kursyen as akuzat, ndërsa pohuan se policia i ka keqtrajtuar.

“Erdhën na morën natën, madje edhe pa këpucë. Na kanë keqtrajtuar në polici, na lanë të lirë në orën 08:00. Na e prishën dhe çadrën që kishim ngritur. Na morën zvarrë”, thanë ata. Greva e urisë nisi 5 ditë më parë, pikërisht në vendin ku u vetëdogj ish- i përndjekuri Lirak Bejko, ndërkohë që kjo kategori po protestonte për të drejtat e tyre.

Ata patën akuzuar kryeministrin Rama se nuk mbajti premtimet e tre viteve më parë, i cili u pati thënë se do të ndryshonte ligjin që i përjashtonte nga shpërblimet financiare.

 

Të fundit