Flash News

KRYESORE

Policia me kamera të fshehtë, vendosen 189 gjoba, pezullohen 12 patenta

Policia me kamera të fshehtë, vendosen 189 gjoba, pezullohen 12

Policia e shtetit njofton se si pasojë e kontrolleve të ushtruara në disa prej akseve rrugore të kryeqytetit janë konstatuar një sërë shkeljesh nga ana e drejtuesve të automjeteve.

Sipas saj që njofton policia, janë konstatuar 32 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për shkelje të semaforit, janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 23 automjete u ndaluan administrativisht për mosshlyerje detyrimesh, 3 drejtues mjetesh u arrestuan në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur ndërsa u vendosën 189 masa administrative, për shkelje të tjera, pa sanksion plotësues.

Të fundit