Flash News

KRYESORE

Policia ndalon 5 muxhahedinë, po tentonin të largoheshin në kufi drejt Gjermanisë

Policia ndalon 5 muxhahedinë, po tentonin të largoheshin në kufi

Policia ka shtuar masat ne kalimet e pikave kufitare nga frika e terrorizmit. Keshtu, mesohet se Policia e Tiranës, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme kanë bërë arrestimin e shtetasve Hamed Rostami, 26 vjeç, me kombësi iraniane dhe të Shahab Foroozandeh, 40 vjeç, me kombësi iraniane, i pajisur me leje qendrimi. Kjo pasi më datë 16.10.2017, kanë konstatuar shtetasit Iranian: Y. R., A. G., A. R., A. R. dhe A. A., të cilët ishin pajisur me leje kalimi dhe po dilnin nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultar se këta shtetas, kanë ardhur nga Teherani në Shqipëri, ku kanë qëndruar në një banesë të marrë me qira, në zonën e Vilave Gjermane në Tiranë, nga ku do niseshin për në shtetin Gjerman.

Sjellja e këtyre shtetasve në Republikën e Shqipërisë, akomodimi i tyre dhe më pas nisja për në Shtetin Gjerman dyshohet se është bërë i mundur nga shtetasit Hamed Rostami dhe Shahab Foroozandeh, kundrejtë shumës monetare prej 2500 Euro.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga Neni 298/3 i Kodit Penal.

Të fundit