Flash News

KRYESORE

Policia ndalon makinën me drogë, por jo shoferin, reagon Shkëlzen Berisha: Kjo është policia që duam

Policia ndalon makinën me drogë, por jo shoferin, reagon Shkëlzen

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni ka reaguar  për një aksion të policisë ku është ndaluar një makinë me drogë por jo shoferi.

Berisha  teksa ka publikuar njoftimin e policisë, shkruan duke ironizuar, “Policia që duam. Ndalon në postobllok makinën me drogë por jo shoferin”

Reagimi i Shkëlzen Berishës:

Policia që duam. Ndalon ne postobllok makinen me droge por jo shoferin

"Më datë 16. 08. 2018, në kuadër të planit të masave kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në aksin rrugor Selenicë – Resulaj, pikat e kontrollit të ngritura posaçërisht për goditjen e këtyre veprave penale kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti tip fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal"

Të fundit