Flash News

KRYESORE

Policia në kërkim të ish-burrit dhunues, ndërgjegjësim maksimal për dhunën në familje

Policia në kërkim të ish-burrit dhunues, ndërgjegjësim

Një ditë  pas apelit të bërë në media nga shtetasja M.D nga Fushë Kruja se dhunohej nga ish-burri, policia e Shtetit ka administruar kallëzimin e shtetases M.D. dhe ka angazhuar gjithë kapacitetet e saj për vënien para përgjegjësisë së autorit të dyshuar. Policia Vendore ka kryer disa tentativa për kapjen e tij në zonën ku dyshohet se qëndron i fshehur.

Pas deklaratës së shtetatses M.D. në media, policia i bën thirrje personave që e ndihmojnë apo strehojnë të kërkuarin se do të mbajnë përgjegjësi ligjore për përkrahjen e një autori krimi.

 “Ndërkohë ftojmë këdo që ka informacion në lidhje me vendndodhjen e shtetasit Agim Doçi, 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, të telefonojnë falas në 129.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për shtetasen është ofruar ndihma policore si për çdo rast tjetër dhe këto denoncime trajtohen me shumë përgjegjësi. Edhe në takimin e një dite më parë Drejtori Çako u ka kërkuar drejtuesve vendorë të trajtojnë me shumë seriozitet problematiken e dhunës në familje.

Të fundit