Flash News

KRYESORE

Policia në ndjekje të trafikantit të drogës në Gjirokastër, pusulla që u la habiti efektivët

Policia në ndjekje të trafikantit të drogës në

Një ri në Gjirokastër u vu në ndjekje nga policia, pasi u pikas që brenda makinës kishte lëndë narkotike.

Mirëpo, patrulla e policisë në Tepelenë, ka dështuar të arrestojë 25-vjeçarin që po transportonte kanabis sativa me një automjet tip “Fiat Punto”.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë kur specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë, gjatë një aksioni në terren, nuk arritën dot të prangosnin 25- vjeçarin me inicialet S.Z.  I riu qarkullonte në aksin rural Kalivac-Krahës me automjetin e tij, ku policia dyshonte se fshihte lëndë narkotike.

Forcat e policisë i kanë kërkuar që të ndalonte automjetin, duke i bërë thirrje në distancë, por 25-vjeçari i ka injoruar thirrjet e policëve duke vijuar rrugën drejt zonës lindore të Krahësit.

Në një kthesë të pjerrët, i riu ka nxjerrë lëndën narkotike të paketuar në disa thasë plastmasi dhe me peshë prej 24 kg kanabis sativa e më pas ka vazhduar sërish rrugën. Pasi ka mbërritur në fshatin Krahës, i riu ka braktisur automjetin e tij “Fiat Punto” dhe ka arritur t’i fshihet policisë.

I kërkuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga Policia e Gjirokastrës, mësohet se para se të largohej nga automjeti, u ka lënë një pusullë me tre rreshta policëve që ishin vënë në ndjekje të tij.

 “Jeni fantastikë për Zotin, kështu të gjithë të jenë si ju dhe kanabis nuk do të ketë”, shkruante 25- vjeçari.

Pusulla u gjet nga efektivët e policisë në momentin e kontrollit të mjetit të braktisur. Policia po kërkon për gjetjen dhe arrestimin e tij.

 

Të fundit