Flash News

KRYESORE

Policia në “Petro Nini Luarasi”/ Lleshaj krah banorëve: Ndërhyrja nuk ishte dinjitoze dhe efikase!

Policia në “Petro Nini Luarasi”/ Lleshaj krah banorëve:

Pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit në “Petro Nini Luarasi” në ekzekutimin e një veprimi përmbarimor në një ndërtesë, ka reaguar Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në një reagim në Facebook, Lleshaj nuk e ka konsideruar dinjitoze dhe efektive ndërhyrjen e policisë.

Mirëkuptim të plotë për reagimet ndaj pranisë së Policisë Shtetit në ekzekutimin e një veprimi përmbarimor, mbi një vendim gjykate të formës së prerë.

PSH ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka edhe detyrimin të jetë dinjitoze dhe efikase. Kjo s'ka ndodhur në këtë rast!”, shkruan Lleshaj.

Banorët kundërshtojnë vendimin e gjykatës dhe kanë nxjerrë dokumentet herë pas here para mediave se janë ende në proces legalizimi. Disa prej familjarëve u shoqëruan në polici, ndërsa më herët dy gra humbën ndjenjat në mes të rrugës.

https://politiko.al/konflikti-te-petro-nini-kush-eshte-biznesmeni-qe-kerkon-te-nxjerre-ne-rruge-5-familje/

Të fundit