Flash News

KRYESORE

Policia në terren, rreth 1500 efektivë për ruajtjen e sigurisë gjatë protestës

Siç edhe ishte lajmuar më herët rreth 1500 efektivë policie janë në gatishmëri për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në protestën që do të organizohet sot nga opozita.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm makina policie janë rreshtuar rreth kryeministrisë dhe efektivë të shumtë në terren.

Plani i masave

“Me kërkesën e ministrit të Brendshëm, hartimi i këtij plani masash është bërë me mbështetjen e misioneve të vendeve partnere, të cilat asistojnë Policinë e Shtetit. E gjithë veprimtaria e Policisë, ditën e nesërme, do të asistohet dhe monitorohet, gjithashtu, nga ekspertë të huaj, të cilët janë atashuar pranë Ministrisë së Brendshme”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Sipas institucionit të sigurisë së brendshme, Policia do të zbatojë ligjin me korrektësi, pavarësisht se në protestat e mëparshme është shfaqur dhunë verbale dhe fizike ndaj saj. “Ministria e Brendshme respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe njëherazi mbështet punën e Policisë së Shtetit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në zbatimin me korrektësi të ligjit, pavarësisht dhunës verbale dhe fizike të ushtruar ndaj saj në disa nga këto tubime”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu, ajo u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, ndërsa paralajmëron zbatimin e rreptë të ligjit për këdo që prish rendin dhe cenon sigurinë.

“Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, të mbështesin Policinë e Shtetit në ushtrimin e detyrës së saj dhe të distancohen nga individët me mendësi e prirje të dhunshme. Policia e Shtetit ka të gjitha kapacitetet për të garantuar të drejtën e tubimit. Në të njëjtën kohë, ajo do të veprojë sipas përcaktimeve ligjore ndaj kujtdo që cenon rendin dhe sigurinë dhe do t’i përballë ata me ndëshkimin e duhur ligjor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë, Policia e Shtetit njofton se do të angazhojë rreth 1500 efektivë policie nga komisariatet e Tiranës, forcat Shqiponja, FLO dhe FNSH, për të siguruar rendin dhe qetësinë. Sipas burimeve, pranë vendit ku do të mbahet protesta, do stacionohen edhe ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës.

“Policia e Shtetit ka miratuar kërkesën e subjektit politik, Partia Demokratike, për të zhvilluar protestë më datë 27 janar 2018, nga ora 12:00 deri në ora 16:00. Ajo do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët eKombit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Sipas Policisë, mjetet e transportit të ardhura nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit.

“Mjetet që vijnë nga perëndimi, do të lejohen deri te pallati i sportit “Asllan Rusi”, Qyteti i Nxënësve, ndërsa ato nga lindja deri te rrethrrotullimi pranë Fakultetit Ekonomik”, thuhet në njoftim.

Të tjera nga protesta

Skandali i Veliajt, Ardit Gjoklajn nuk e pranon as në foto, dërgon policët ta largojnë nga sheshi

Denoncon deputetja e PD: Makinat me protestues po ndalohen në Mamurras, po mbajnë targat shënim

Detajet/ Zbulohet roli i aktivistit të Partisë Socialiste në protestën e opozitës

Lulzim Basha në selinë blu, qytetarët e presin me entuziazëm dhe kërkojnë foto

Të fundit