Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Policia ngatërron makinën, e gjobit dhe i heq patentën: Edhe gabojmë! Njerëz jemi!
Fiks Fare ka sjellë në vëmendje sorrollatjen e një qytetari nga Sukthi, i cili u penalizua padrejtësisht nga Policia e Qarkullimit Rrugor Lushnje. Për tre ditë me radhë Alvin Hajdini pezulloi punën, pasi iu mor patenta padrejtësisht.
“Po kaloja në autostradën Lushnje-Fier, kur më ndaloi policia. Më vunë gjobë për kalim shpejtësie si dhe më morën patentën. Unë refuzova dhe iu thashë që nuk e kam kaluar shpejtësinë 100 km në orë, por ata më thanë që isha kapur në radar”, u shpreh Alvin Hajdini.
Fill pas kësaj ngjarjeje nis edhe odiseja e qytetarit. Tri ditë me radhë ai iu drejtua Policisë Rrugore të Fierit, pasi kjo e fundit bëri verifikimet midis automjetit që kishte fotografuar radari dhe automjetit të qytetarit ngriti komision.
“Kam lënë punën tre ditë rresht. Kam shpenzuar karburant për të shkuar në Fier. U interesova në Policinë e Qarkullimit Rrugor, Fier dhe pashë se në fotografinë e kapur nga radari figuronte një automjet tip Volsvagen, ndërsa unë e kam Ford”, u shpreh qytetari.
Të njëjtin verifikim bëri edhe oficeri i turnit, i cili fotografoi automjetin e qytetarit. Pas tre ditësh komisioni i dha të drejtë qytetarit duke i rikthyer patentën dhe zhvlerësuar gjobën në shifrën zero.
Por për dëmin ekonomik që i solli kjo situatë qytetarit, i cili ishte krejtësisht i pafajshëm nuk mbajti përgjegjësi asnjë institucion.
“Askush nuk më dëmshpërbleu edhe pse unë u stresova dhe harxhova para. Kështu është në këtë vend ku jetojmë ne”, përfundoi Alvin Hajdini.
Verifikimi i makinës së Alvin Hajdinit me makinën që është kapur nga radari
Punonjësi i policisë, Fier: Tani mua Lushnja më ka sjellë një dokument ,me këtë targë makine, marrje patente për shpejtësi. Unë patentën nuk mund ta jap pa e dokumentuar.
Qytetari: Çfarë faji kam unë, dje kam ardhur në Komision?!
Punonjësi i policisë, Fier: As unë s’kam faj! Nuk e vë në dyshim që është bërë gabim. Ai që ka bërë gabim të mbajë përgjegjësi. Ti ke të drejtën tënde, me shumë të drejtë ke të drejtën tënde. Duhet të më sjellësh letrën e saktë që ta vërtetoj.
Qytetari: Jo nuk është e imja, si i bëhet tashti… Se unë fola me shefin
Punonjësi i policisë, Fier: Me kë shef?
Qytetari: Me të Lushnjës.
Punonjësi i policisë, Fier: Ça tha?
Qytetari: Ai më tha mua shko atje, provo vetë fol me të.
Punonjësi i Policisë, Fier: Po mirë, shumë mirë.
Qytetari: Tha shko njëherë aty, se mos merresh vesh me të, më tha mu. Po mua më duhet patenta o shok! Më duhet se s’bën patenta mua sot.
Punonjësi i Policisë, Fier: Ke të drejtë ti po unë s’mund të jap ty dot patentën, pa marrë informacionin zyrtar nga ata që të kanë kapur. Do ta sqaroj deri në fund këtë.
Qytetari: Ufff ç’na stresuat mor burrë. Po mirë sipas teje, si të duket kjo ty? Ford të duket kjo makinë ty?
Punonjësi i Policisë, Fier: Jo!
Qytetari: E ke dhe aty orën ekzakt si ajo, 15 e 22 min e 52 sekonda, siç e ka shkruar ajo që e ka kap me radar.Pritja për të hyrë në komision
Qytetari: Një sekondë t’i them një fjalë.
Oficeri: Po qenke i bezdisur o djalë. Po do punojmë ne apo do të dëgjojmë ty?
Qytetari: Çfarë të bëj unë tani?! Të iki a të bëj, se u bënë 4 ditë që po vi këtu.
Oficeri: Dëgjo o djalë, po deshe ik. Do të ta heq patentën tani?
Qytetari: Të ma heqësh patentën?!
Oficeri: Po, ta heq patentën sipas komisionit që kanë sjellë.
Qytetari: Po hiqe patentën.
Oficeri: Po prit radhën, prit radhën. U heqka patenta! Prit radhën se do të thërras unë.
Qytetari: Po kam 4 ditë që po vi mo vlla, kam lënë punën. Ai i bie tani, më thua hajde në mëngjes herët në radhë.
Oficeri: O zotëri, prit radhën se do të thërras unë. Do të bëj unë procedurat, se deri tani nuk kam parë letër të kallëzuar, unë ta sqarova dje.
Qytetari: Po fola dje me shefin. Shefi tha i ka çuar që dje letrat. Tani po talleni me mua ju, si është puna?
Oficeri: Djali, dil po deshe se kam punë unë. Prit radhën thashë. Kur të thërras, se do të thërras prapë. Prit radhën!
Biseda në Komisionin e patentave, Policia e qarkullimit Rrugor Fier
Punonjësi i policisë: Ne nuk mund të veprojmë pa shkresa.
Qytetari: Unë nuk kam faj fare mo vëlla.
Punonjësi i policisë: Edhe një herë, edhe një herë, ne nuk po themi që ke faj ti. Ne ta treguam se ku është faji.
Punonjësi i policisë: Fajin e ka ai që e ka drejtuar nga andej dhe e ka sjellë këtu pa e parë foton. Fordin me Passat?!
Punonjësi i policisë: Edhe një herë, çdo gjë bëhet. Jemi njerëz.
Qytetari: Në qoftë se jam me shpejtësi të madhe ma hiq patentën mo vëlla.
Punonjësi i policisë: Në rrugë ti e di, po vriten edhe njerëz nga pakujdesia, jo më kaq se nuk është berë ndonjë qamet i madh.
Qytetari: Po unë shpenzimet e mia që kam lënë punën tre ditë, mbrapa kësaj pune. E kam për detyrë unë?
Punonjësi i policisë: Ta thashë dhe një herë ke të drejtën e Zotit, ka gjyqe ta ndjekësh në rrugë ligjore. Ai që e ka bërë të përgjigjet.
Qytetari: Po atë e di vetë unë.
Punonjësi i policisë: Po kur e di vetë pse na pyet ne pastaj, pse na i thua ne? Gabimet njerëzore janë këto. Ai që e ka bërë gabimin ta mbajë fajin. Ne na erdhi shkresa tani. Ne do të penalizojmë si gjykatë që jemi, do të penalizojmë atë ose ty. Këtu te shkresa do të penalizojmë policin edhe ti do të vazhdosh punën tënde. Do ta vazhdosh ti për veten tënde vazhdoje, që të gjesh shpenzime e çfarë thua.
Punonjësi i policisë: Emër, mbiemër këtu lart. Ajo është që ti ke qenë këtu në komision dhe ke një vlerë për të paguar 0 Lekë. Urdhëro patentën. Bashkë të treja këto, 500 lekë të vjetra tek posta. Mirupafshim, kalofsh mirë!
Qytetari: Faleminderit!/TCH
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38