Flash News

KRYESORE

Policia nis aksionin ndaj zhurmave, dy lokaleve në ish-Bllok ju bllokohet aktiviteti për pas orës 12

Policia nis aksionin ndaj zhurmave, dy lokaleve në ish-Bllok ju bllokohet

Policia njofton se pas ankesave të qytetarëve, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, ka ushtruar kontrolle në lokalet e kryeqytetit, zhurma e të cilëve është kthyer në shqetësim për qytetarët.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në 2 subjekte, lokale në rrugën “Brigada e Vlll” është konstatuar paligjshmëri në lidhje me zhurmat e larta akustike tej normave të lejuara, ku për pasojë nga ana e ISHMPU në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë është marrë masa e pezullimit të menjëhershëm dhe të plotë të aktivitetit të këtyre 2 subjekteve pas orës 00:00 të natës”, njofton policia.

Edhe në fundjavat në vijim, por jo vetëm në fundjava, por në vijimësi, njofton policia do të vijojnë kontrollet në lokalet e kryeqytetit me qëllim sigurimin e qetësisë publike për qytetarët.

Të fundit