Flash News

KRYESORE

Policia nuk lejoi protestën e diasporës, Taulant Balla: Nëse do ishim ftuar, edhe ne do merrnim pjesë

Policia nuk lejoi protestën e diasporës, Taulant Balla: Nëse do

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ironizuar protestën që pritet të organizohet nesër përpara Kryeministrisë, nga shqiptarët e diasporës.

“Nëse do ishim ftuar, edhe në do ishim pjesë e protestës së diasporës, sepse të gjithë e dinë që Shqipëria i ka borxh të gjithë shqiptarëve në botë, që janë kontribues të vendit”, tha Balla në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit.

Sa i përket vendimit të Policisë së Shtetit për të mos dhënë lejë për këtë protestë, Balla tha: “Nuk ndalohet e drejta për protestë përderisa plotësohen kriteret e nevojshme. Kush merr leje për protestë, duhet të listojë emrat e organizatorëve.”

Të fundit