Flash News

KRYESORE

Policia nuk lejon protestën e diasporës, aktori "paralajmëron" Ramën: Mos hajde se do të arrestojë policia

Aktori Neritan Liçaj, një zë mjaft kritik i qeverisë Rama, ka ironizuar vendimin e policisë së Tiranës për të mos lejuar protestën e diasporës më 28 dhjetor, me organizator Gent Sejko.

Në një reagim në rrjetet sociale, aktori e ironizon duke i theksuar se pavarësisht këtyre masave, sërish protesta do të zhvillohet siç është parashikuar para kryeministrisë.

Reagimi:

Abedin..me pampers, shalllvare siper pampersit dhe antiplumb...ne dt 28 ora 17.00...e ne vazhdim na ke aty..ta pata thene qe do na kesh gjithe Shqiperine aty para Kryeministrise!....sme degjove...mbreh kalin dhe meso permendesh batuten e "Rikardit te lll"...

Shih kur te vi dhe Abedin ne proteste per te protestuar kunder Abedinit....mos hajde oreee..se do te arrestoje policia per demostrim te paligjshem! Se dhe atyre te policise ne maje te hundes ua ke sjelle!

Reagimi i aktorit vjen një ditë pasi Rama deklaroi se do të udhëheqë protestat e studentëve, në rast se do t'i vijojnë në janar, pavarësisht vendimeve të qeverisë.

Të fundit