Flash News

KRYESORE

Policia paralajmëron: Akset rrugore ku pritet të ketë fluks lëvizjesh javën e ardhshme

Policia paralajmëron: Akset rrugore ku pritet të ketë fluks

Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të ketë fluks lëvizjesh në segmentet rrugore që lidhin aksin rrugor Berat – Skrapar për shkak të pelegriniazhit që do të mabhet në Malin e Tomorrit.

“Shërbimi i Policisë Rrugore gjatë javës në vijim në datat 19-24 Gusht, do të monitorojë dhe mbikëqyrë me patrulla të shtuara aktivitetin mjaft të rëndësishëm të “Pelegrinazhit në Malin e Tomorit” me pjesëmarrje masive të njerëzve dhe të drejtuesve të mjeteve.

Nisur nga kushtet e segmenteve rrugore që të çojnë në atë destinacion malor, veçanërisht segmentet rrugore që lidhin aksin rrugor Berat – Skrapar me vendin e kultit – malin Tomor, Drejtoria e Policisë Rrugore në mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, kërkon vëmendjen e drejtuesve të mjeteve për një drejtim më të kujdesshëm të mjetit, mospërdorimin e pijeve alkoolike, duke treguar kujdes maksimal, për shkak edhe të kushteve të rrugës”, u shpreh Tola.

Të fundit