Flash News

KRYESORE

Policia pengon gazetarin të kryejë detyrën: Ore çfarë je ti? Mos më prek, por vendos perimetrin e sigurisë

Policia pengon gazetarin të kryejë detyrën: Ore çfarë

Gazetari i ‘News 24’, Erjon Skëndaj është penguar sot nga efektivët e Policisë së Shtetit që të kryejë detyrën, ndërkohë që opozita po proteston në qendër të Tiranës. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejt, disa punonjës të policisë kanë tentuar të pengojnë gazetarin dhe ta largojnë nga vendi ku protestohet.

“Mos më prek me dorë. Çfarë je ti? Vendos perimetrin e sigurisë”, dëgjohet gazetari teksa i drejtohet policit, i cili përpiqet ta largojë nga vendi ku po raportonte.

Përveç përplasjes me gazetarin, punonjësit e policisë janë përplasur edhe me disa gra protestuese.

  1. “Mos më prek me dorë, arrij të kuptoj”, policia largon me forcë disa gra nga pedonalja
  2. Ish deputetja në protestë: Policia ka urdhëruar dhunë ndaj vajzave dhe grave, e tmerrshme

Të fundit