Flash News

KRYESORE

Policia pengon protestën e 5 marsit, s’i jep leje PD për tubim para Parlamentit: Vë në rrezik jetën e deputetëve

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar që më 5 mars të zhvillojë protestën e radhës para Parlamentit, ditë kur edhe është përcaktuar të mbahet seanca e radhës plenare.

Megjithatë, edhe protesta e radhës po ndesh sërish pengesëa, pasi Policia e Shtetit nuk i garanton lejen për ta cilësuar tubimin të ligjshëm. Siç raporton ‘news 24’, policia ka refuzuar të lejojë protestën e radhës nga opozita me pretendimin se pengon hyrjen e deputetëve në Kuvend dhe se vë në rrezik jetët e tyre.

“Protesta e planifikuar nga PD pengon hyrjen e deputetëve në Kuvend dhe vë në rrezik jetët e tyre. Në protestën e 26 shkurtit pati dhunë ndaj efektiveve të policisë”, mësohet të ketë pretenduar policia, ndërsa PD i është përgjigjur duke i kujtuar se Policia po shkel kushtetutën për ligjin për tubimet.

PD ka sqaruar se pavarësisht mosdhënies së lejes, protesta e 5 marsit do të zhvillohet sërish.

Kujtojmë se disa prej përfaqësuesve të mazhorancës u zunë pritë në hyrje të parlamentit më 26 shkurt.

Me një situatë të tillë u përball ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, por me ndërhyrjen e policisë ai ka mundur të futet brenda institucionit.

E njëjta gjë i ndodhi edhe deputetit Paulin Sterkaj, i cili zgjodhi hyrjen anësore, pranë Akademisë së Shkencave

Ndërkohë, pjesa tjetër e deputetëve janë shfaqur më të qetë, pasi të “blinduar” nga forcat e sigurisë kanë zgjedhur nga një hyrje tjetër të hyjnë në parlament të shoqëruar nga Garda.

Të fundit