Flash News

KRYESORE

Policia qëlloi të riun me ngjyrë në sy të fëmijëve, rikthehen përleshjet e dhunshme në ShBA prej racizmit

Policia qëlloi të riun me ngjyrë në sy të

Përleshje të dhunshme, makina të djegura, ndërtesa të shkatërruara, janë disa nga ngarjet në të cilat  ka degraduar nata e dytë e protestave në Wisconsin.

Protesta të cilat rinisën sërish duke pasur në qendër të tyre racizmin dhe brutalitetin e policisë ndaj njerëzve me ngjyrë.

Këtë herë një 29 vjeçar, Jacob Blake, ndodhet në spital në  gjendje të qëndrueshme pasi u qëllua  nga disa oficerë policie mbasi po futej në makinën e tij, në qytetin e Kenosha.

Ndërkohë Blake, shoqërohej në makinë nga tre fëmijet e tij të mitur ,të cilët, të traumatizuar kanë parë të gjithë ngjarjen.

Mbrëmjen e djeshme, Guvernatori Toni Evers, ka thirrur Gardën Kombëtare të ndihmojë policinë lokale pasi situata doli jashtë kontrollit kur disa protestues u përpoqën të hynin në ndërtesën e sigurisë publike në Kenosha, duke kërkuar që oficerët e përfshirë në të shtëna të arrestohen. Policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellë për të shpërndarë turmën.

Demonstratat në ShBA dhe në shumë qytete të tjera ndërkombëtare kanë pasur në qendër të  të vëmendjes trajtimin e afrikano-amerikanëve nga forcat e ligjit të SHBA dhe nxitën një reflektim  të gjerë mbi racizmin në shoqëri.

Të fundit