Flash News

KRYESORE

Policia rezervohet për ngjarjen në Laç: Nuk mund të publikojmë shumë detaje për shkak të hetimeve

Policia rezervohet për ngjarjen në Laç: Nuk mund të

Polici ka dalë me një komunikatë për përplasjen me armë në Laç, që ndodhi rreth orës 20:15. Pavarësisht se u raportua  për një viktimë, uniformat blu dyshojnë se ka vetëm dy të plagosur, që në spital në gjendje të rëndë.

"Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në   gjendje te rëndë per jetën në Tiranë  për ndihme mjekësore", shkruhet ne komunikaten e shperndare per mediat.

Në fund të njoftimit, policia rezervohet të japë më shumë detaje për autorin ose autorët për shkak të hetimeve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri.

Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në   gjendje te rëndë per jetën në Tiranë  për ndihme mjekësore.

Në vendngjarje mberriten shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyrë me drejtësinë.

Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i përsonave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike të tjera detaje qe lidhen me ngjarjen.

 

Të fundit