Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Policia rrethon redaksinë e gazetës ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi: Telefonova Çakon, Veliajn dhe Fugën; kam kaluar vijën e kuqe
Botuesi i gazetës ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi ka denoncuar shantazhin që sipas tij i është bërë nga policia e shtetit me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Lesi sqaron se redaksia e gazetës është rrethuar nga forca të shumta policie për shkak të vendosjes së shkallëve të emergjencës, që kishin leje nga bashkia. Ka qenë ky pretekst që redaksia e gazetës të rrethohet për disa orë, ndërsa dy punonjës të shoqërohen në komisariat.
Nikoll Lesi tregon telefonat e zhvilluara me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, drejtorin e Policisë, Haki Çako dhe këshilltarin e kryeministrit, Endri Fuga. Ai shprehet se kjo është një përpjekje e Ramës për ta trembur dhe për të hequr dorë nga shkrimet kritike që publikon në gazetë.
Reagimi:
Reagim inatçor i njërëzve të kryeministrit Rama pas shkrimeve kritike ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të korruptuar të administratës ekzekutive.
-Një kujtesë për kryeministrin Rama: Gazeta “Koha Jone” ka provuar e përballuar dhunën dhe djegien e pushtetit të ish-presidentit Berisha si dhe presionin dhe gjyqet e ish-kryeministrit Nano. Ndaj kujdes zoti Edi Rama, pasi dikur keni qenë edhe vetë gazetar dhe analist i kësaj gazete të lirë. Kështu e filluan marrjen e pushtetit edhe Berisha (1992-1997) dhe Fatos Nano (2003-2005), me sulm direkt dhe që në fillim ndaj gazetës së parë të lirë në Shqipëri, por u rrëzuan…
Nuk donim të ndodhte kjo që ndodhi, kur redaksia e gazetës “Koha Jone” u rrethua me polici, sikur të ishte një vend kriminal apo një organizatë terroriste. Kishte shumë makina e forca policie të policisë së shtetit. Ndonëse ishte një pretekst nga pushteti se gjoja po bënim një “ndërtim pa leje”, por në thelb ishte për të treguar dhëmbët ndaj “Koha Jone”, pas shkrimeve kritike ndaj një pjese të ministrave dhe kryeministrit Rama. Në një kohë që një pjesë jo të vogël të medias e ka futur nën kontroll interesash lejesh ndërtimi dhe interesa të tjera financiare, gazeta “Koha Jone”, pa pretenduar për kohët e saj të arta kundër Berishës së I-rë dhe Nanos së II-të, është munduar të jetë realiste. Por me sa duket qëndrimet editoriale të “Koha Jone” nuk janë pëlqyer nga Edi Rama. Na ishte thënë nga këshilltarët e tij se “po kaloni vijën e kuqe ndaj kryeministrit”, por nuk besonim se do arrinte deri këtu, që të rrethojë redaksinë me polici. Ishte si në filma, dje.
U sqaruan policët se ishte një shkallë prej hekuri për emergjencën e punonjësve dhe gazetarëve (në rast zjarri) dhe se kishte leje të firmosur nga drejtori i përgjithshëm i drejtorisë së planifikimit dhe zhvillimit urban në bashkinë e Tiranës, zoti Ditjon Baboçi. Iu tregua urdisë së policisë, leja e firmosur nga Bashkia, por ndërhynë duke bërë kontrolle në mjediset e zyrave, sepse sipas tyre “leja nuk ështe e rregullt”! Deri këtu nuk kishte ndonjë gjë për tu shqetsuar, pasi mund të ishte verifikim dhe shumë mirë që bëhet, ndonëse prezenca me kaq shumë makina policie, mu para redaksisë së gazetës, të krijonte një shije jo të mirë. Pas insistimit të palës së gazetës se derisa leja është në rregull nuk keni pse bëni spektakël me sirena policie e uturima makinash nga policia, ku natyrisht nuk mungonin edhe makinat e policisë bashkiake të Tiranës.
U thamë që të lidhen me bashkinë e cila ka dhënë lejen për këto shkallë hekuri ( të cilat janë të zmontueshme) për raste zjarri, brenda territorit të redaksisë, por përgjigja ishte se “ dyshojmë se është fallso” dhe më pas “se kjo leje nuk na ka ardhur ne si kontroll”! Ç’punë kemi ne si redaksi të njoftojmë çdo institucion në Shqipëri se Erion Veliaj na ka dhënë leje për këto dreq shkallësh prej hekuri! Nëse ka ndonjë gjë me garancinë teknike, nuk përgjigjem unë, por firma e ndërtimit e cila ka liçensë nga shteti dhe që ka kaluar skanerin e kontrollit nga drejtoria përkatëse në bashki. Ç’punë kishin me mua si drejtor dhe pronar i godinës së gazetës! Njëherë mendova, në çast, se a është më mirë të veprojë si disa botues e pronarë mediash, të cilët e kanë mirë me kryeministrin dhe marrin leje ndërtimi për pallate me shumicë, resorte, etj ose që edhe ndërtojnë pa leje, sepse lejen e marrin pasi kanë mbaruar punë; por prapë e shkunda veten. Me mirë po rri me këtë shkallë hekuri të thjeshtë!
Gjithsesi orët kalonin dhe policia nuk ikte. Redaksia vazhdonte e rrethuar dhe çdo njeri që kalonte rrugës pyeste “Çka ndodhur që ka ardhur gjithë kjo polici? Kanë vrarë ndonjë gazetar?”.
Nuk durova nga kjo skenë teatrale policie dhe presioni, sepse nuk donin të hanin pykë dhe mora personalisht në telefon kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. I sqarova, pasi mund të kishte njëmijë punë si kryebashkiak. Nuk e dinte, siç më tha, por do pyeste, ktheu përgjigje. Ndërkohë policia ruante të rrethuar redaksinë. Nga orët e darkës mora prapë kryebashkiakun Veliaj dhe më tha se ka një proces verifikimi nga policia e shtetit. Se çdo verifikonte policia e shtetit te “Koha Jone”, lejen e Erion Veliajt, këtë vetëm pushtetarët tanë e dijnë!
Nuk dha rezultat as ndërhyrja te Erion Veliaj, duke i thënë se leja është dhënë nga bashkia e Tiranës dhe nuk ka asnjë shkelje ligji, siç vertetohet kur më morën në komisariat, dëshminë, dhe ku “proces verbali” nga vetë IMT (Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit) shkruan se “ nuk ka asnjë shkelje”. Bile kjo që po bëjë, pra shkallët e emergjencës mbetet një gjë e mirë, jo vetëm e ligjshme, por që duhet bërë në çdo godinë për rastet e emergjencave, si zjarre, etj. Kur i thashë para disa muajve, kryebashkiakut Veliaj ( natyrisht për lejen) me tha se kjo duhet bërë në gjithë Tiranën. Eshtë normë dhe detyrim jashtë shtetit. Të paktën kështu me tha Erion Veliaj.
Para se të më merrnin në komisariat dëshminë time si pronar dhe si botues i gazetës “Koha Jone”, gjëndja përreth redaksisë u acarua, sepse u shtuan forcat e policisë së shtetit. Ishte një gjendje shtetrrethimi ndaj gazetës, ku një pjesë policësh zgërdhinin dhëmbët gjithë inat e ironi ndaj gazetarëve. Ishin rreshtuar gjithë gazetarët përballë policisë. Fatmirësisht u treguam të qetë dhe nuk e hëngrëm që më pas të na akuzonin për “pengim të forcave të policisë” apo ndonjë shkak tjetër që të na merrnin si redaksi gazete në polici. E kishim provuar në shkurt 1996 kur policia dhe SHIK-u i Berishës na mori përdhunisht nga zyrat e gazetës 33 gazetarë dhe na futën në birucat e drejtorisë së policisë së Tiranës.
Ndërkohë forcat e policisë morën dy nga punonjësit që punojnë në godinën e “Koha jone”, pavarësisht se kisha folur me një mori shefash policie në Tiranë që leja është e rregullt dhe se këtë e konfirmon edhe vetë kreu i IMT, zoti Skerdi Drenova. Dhe më pas edhe Erion Veliaj, i cili u tha se leja është në rregull. Nuk kishte se si ndodhte ndryshe, pasi ne e njohim ligjin, sidomos kur shkruan kundër qeverisë me kritika! Policia shoqëronte njërëzit e “Koha jone” për në komisariatin numër dy në Tiranë dhe po më vinte radha edhe mua. Nuk ishte ndonjë frikë apo problem, pasi kam provuar policinë dhe shikun e pushtetit të Berishës së I-rë dhe dhunën e gjyqet e ish-kryeministrit Nano, por gjithsesi një fyerje e madhe, ishte. Të shkoje në polici për “vepër penale” (!) ndërkohë që zbaton ligjin dhe je korrekt më të, ishte paksa siklet, por mu duk si një rikthim në kohët e vjetra. Më lanë kastile duke pritur te polici-roje në komisariat mbi një orë, por e kapërdiva fyerjen, gjithsesi. Ndërkohë që më mbanin nën shoqërinë e policit të komisariatit numër dy në Tiranë, të paktën me dhanë leje të flisja në telefon.
Ishte një gjest bujarie policor!
Mora Endri Fugën këshilltarin për mediat të kryeministrit Rama dhe natyrisht me një ton paksa të ngritur të komunikimit, i shpjegova se jam në polici në pritje të marrjes në pyetje për “vepra penale” (!) dhe i nisa edhe një foto me ëhatsapp, ku dukej fytyra e përvuajtur e një polici që thoshte se nuk na del rroga që na jep Edi Rama. Bile dëgjova edhe më shumë sa ndejta aty në komisariatin e policisë.
-Këtu vijnë disa hallexhi e njërëz pa përkrahje, mor zotni! Ca “të fortë” që merren me drogë i fusin brenda, ndonjëherë, por dalin shpejt se vjen udhër nga lart për ti nxjerrë- thonin aty, kurse polici po më shikonte si hallexhi!
Ndërkohë mora në telefon drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, zotin Haki Çako, i cili, pasi me dëgjoi me seriozitet e dashuri, me tha se nuk mund të ndërhyjë, ju lutem, pasi policia zbaton ligjin. E mbylla telefonin dhe mendova se sa nene të ligjit paskam shkelur me lejen e bashkisë në xhep.
I nisa prapë një sms zotit Endri Fuga, sepse durimi po kalonte çdo cak. Ndërkohë kaluan disa oficerë policie, civilë, nga brenda komisariatit, për të pirë kafen jashtë te një klub mu para meje dhe policit që më ruante.
-Aaa, ky është ai Lesi që shkruan kundër shefit të madh?!- më panë, psonisën dhe dolën për të rrufitur kafenë e darkës.
Dikur erdhi një oficer policie, një djalë i ri, korrekt dhe më mori në pyetje mua (shiko proces verbalin). Fola, firmosa dhe prita. Erdhën dy nga inspektoriati i IMT. Deklaruan dhe firmosën se leja është e rregullt nga bashkia dhe se personi në fjalë (pra unë) nuk ka bërë asnjë shkelje ( shiko proces verbalin). Kjo dihej që kur rrethuan redaksinë, por duhej të më çonin në polici që ta verifikonin!
Prita se mos më mbanin në komisariatin e policisë, por dikush kishte telefonuar se “nxirreni urgjent se do na bëjë zhurmë në gazetë”! Dola. Te dera më pyeti polici:
-Pse të nxorën?!- dhe ngrysi vetullat.
-Nuk kishte vend sonte, pasi ishin plot e përplot dhomat e paraburgimit- i thashë- Por mund të më sjellin nesërmbrëma- fola dhe seç me hypi një dëshirë të flisja me këtë polic.
-Epo nesërmbrëma nuk e kam unë dezhurnin! E ka Sabriu!- tha polici dhe u ndamë.
Mora zotin Fuga, direkt këshilltarin e LartMdhërisë së Tij Edi Rama dhe i nisa me ëhatsapp se “dola nga policia, jemi 1 me 0 për ju. Por do barazoj shpejt!”.
Ika për në redaksinë e gazetës. Ndërkohë edhe dy të tjerët i lëshuan, pasi nuk kishim shkelur asnjë ligj.
Ishte thjesht një test presioni. Dhe kjo vjen pas një kontrolli dhe survejimi të agjentëve të SHISH, të Visho Ajazit, para disa javëve, fakt të cilin e publikuam. Agjentët u filmuan dhe fotografuan në barin e gazetës “Koha Jone”, te redaksia, ndërsa kishin pyetur se kush hyn e del në zyrat e gazetës “Koha Jone”, kush i bën shkrimet kritike si dhe ishin përpjekur për të marrë dokumenta nga administrata e gazetës. Këtë e denoncuam publikisht, ndërkohë video e agjentëve të SHISH ndodhet në zyrat e gazetës dhe do të bëhet publike se shpejti.
Pak a shumë kështu vepronin edhe pushteti i Berishës dhe i Nanos, dikur. Por ky, Rama, të paktën nuk të djeg apo nuk të hedh në gjyq!
Të paktën për momentin…
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38